Ragmi Mustafës, kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, këtë herë e ka penguar vërtetë mënyra e shprehjes së Ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, pasi ai i quan shqiptarët me një term pezhorativ "shiptari".

Mustafa i është drejtuar një gjykate të Beogradit zyrtarisht me një padi kundër ministrit Aleksandar Vullin. Ai thotë se kjo është e patolerueshme kur vjen nga një ministër dhe prandaj çështjen do ta çojë deri në fund. Por ministri dhe partia e tij e quajnë krenari dhe në një deklarim kanë thënë se ëndrra e Mustafës është Shqipëria e madhe dhe kjo është arsyeja e padisë ndaj tij.

Kryetari i trupit koordinues për jugun e Serbisë, një organ qeveritar për vendet ku jetojnë shqiptarët, thotë se politika nuk përzihet. Nëse Mustafa mendon se dikush e ka ofenduar ose ka shkelur ligjin dhe i është drejtuar gjykatës, atëherë kjo duhet të zgjidhet në bazë të ligjit. Ne nuk kemi drejtë të përzihemi në drejtësi.

Mustafa në Bujanoc thotë se termi "shiptari" është ofendues, pasi është shpikur për t'u përdorur në këtë kontekst. Këtë gjuhë së fundmi në Serbi e kanë kthyer shumë media, duke mos thënë "albanci" siç thuhet serbisht, por "shiptari". Këshilli nuk arrin të padisë aq sa ky term përdoret.

Gjykatat në Serbi disa herë e kanë dënuar këtë gjuhë në të shkuarën dhe është ndaluar me ligj. Por kjo nuk duket më shumë e rëndësishme. Shqiptarët besojnë se nëse gjykata është e paanshme, ata do të fitojnë.

Tv Klan