Surprise Me!

Haradinaj: Vucic kerkon destabilizimin e Veriut

2019-07-02 0 Dailymotion

Kanë vazhduar të jenë të mbyllura edhe sot marketet, furrat e të gjitha shërbimet hoteliere në katër komunat veriore të Kosovës. Ndërkohë, ekipet mobile të qeverisë së Kosovës kanë qëndruar gjatë gjithë ditës në këto katër komuna.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, lidhur me këtë veprim të qeverisë, i ka njoftuar sot ambasadorët e shteteve të QUNTIT-it. Ndërsa këtë skenar të Serbisë e quan primitiv.

"Është një skenar tepër primitive i shekullit të kaluar. Vuçiç është ideator dhe zbatues i skenarit. Ai dëshiron me këtë improvizim të destabilizojë Veriun. E kam lutur që të mos vazhdojë me ketë skenar".

Ndryshe nga katër komunat veriore, në Gracanicë vendbanim serb, rreth 15 kilometra larg Prishtinës,  nuk vërehet të ketë krizë humanitare. Pronarët e marketeve, ndonëse jo para kamerave, thonë se nuk u mungon asnjë produkt.

-A ka produkte ushqimore serbe në Gracanicë ?

-Po.

-Nuk ka krizë humanitare këtu?

-Jo ende?

-Produkte serbe?

-Kemi. Kemi ushqime se vet prodhojmë. A e din kush e prodhon krizën humanitare,  politika.

Ndërsa lokalet dhe të gjitha marketet ishin të hapura dhe gjithçka funksiononte normalisht.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon