Surprise Me!

RTV Ora - Kapen me 11.7 kg drogë, arrestohen 3 persona në Kavajë

2019-07-03 1 Dailymotion

#rtvora

Policia ka vënë në pranga 3 persona pasi iu gjetën 11.7 kg drogë.

Gjatë operacionit "Porosia e fundit", u arrestuan 23-veçari M. K., banues në Kavajë, 25-vjeçari O. L., dhe 39-vjeçari E. M., të dy banues në Divjakë.

"U arrestua në flagrancë 23-vjeçarin në Kavajë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, iu gjet një sasi prej rreth 1 kg lëndë narkotike kanabis, si dhe një sasi lekësh që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike, dy aparate celulare që përdoreshin për të siguruar klientelë, si dhe një automjet që mundësonte shpërndarjen e lëndës narkotike.

Operacioni vijoi më tej ka vijuar në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Divjakë, në fshatin Çermë, ku u bë arrestimi i shtetasit O. L., 25 vjeç, pasi gjatë kontrollit në magazinën e tij afër vendit ku banonte, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi prej rreth 10,7 kg lëndë narkotike kanabis,"-raportoi policia.

Nga hetimet paraprake rezultoi se O. L, dhe E. M, i siguronin lëndë narkotike dhe ia shisnin M. K., i cili më pas e shpërndante në doza të vogla, në qytetin e Kavajës.

Po në kuadër të operacionit, u bë dhe kapja e arrestimi i shtetasit E. M., 40 vjeç banues në Zharnec- Divjakë.

Materialet procedurale do t?i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale ?Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike" kryer në bashkëpunim.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kapen-me-117-kg-droge-arrestohen-3-persona-ne-kavaj

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Buy Now on CodeCanyon