Surprise Me!

Mbi 500 mijë € vjedhje kompanisë telefonike, arrestohet punonjësi i 'Call Center' i shpallur në kërk

2019-07-03 1 Dailymotion

Policia e shtetit ka vënë në pranga një 29-vjeçar të shpallur në kërkim për 'vjedhje duke shpërdoruar detyrën'. I arrestuari është F.P banues në Berat dhe është arrestuar në vijim të operacionit të koduar 'Çentralisti' që u finalizua në shkurt të këtij viti.

Nga ky operacion në atë kohë u arrestuan 9 punonjës Call Center-i , ndërsa në kërkim u shpallën 6 të tjerë. Grupi akuzohet se kanë vjedhur mbi 500 mijë euro një kompanie të huaj telefonike. Hetimet në kuadër të këtij operacioni nisën që në vitin 2018.

Skema e vjedhjes
Personat e arrestuar kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të rimbushjes dhe aktivizimit të paketave promocionale të një kompanie telefonike celulari (jashtë vendit) duke përdorur aplikacione dhe platforma të kundërligjshme.

Ata akuzohen se kanë vjedhur duke shpërdoruar detyrën në postet e tyre të punës që kanë në një kompani Call Centri me adresë në qytetin e Tiranës, duke i shkaktuar kompanisë telefonike një dëm prej 510 000 euro.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprën penale ?Vjedhje duke shpërdoruar detyrën? të parashikuar nga neni 135/2 i Kodit Penal?.

Buy Now on CodeCanyon