Surprise Me!

Kryebashkiakët e PD nuk i lirojnë zyrat dhe shkojnë kundër Bashës: Gati për zgjedhje më 13 tetor

2019-07-03 1 Dailymotion

Kryetari demokrat në ikje i Bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj, thotë se zgjedhjet e 30 qershorit nuk do të njihen nga demokratët. Ato janë nul - tha ai pas njëmbledhje që kryebashkiakët e djathtë patën në selinë blu me kryetarin Lulzim Basha , duke paralajmëruar se do të qëndrojnë në detyrë dhe nuk do t'i lëshojnë postin kryebashkiakëve të rinj të Partisë Socialiste të zgjedhur më 30 qershor.

Në një prononcim për mediat pas takimit me kreun e PD-së Basha, Kapllanaj tha se ky është një vendim i grupit dhe se të gjithë kryebashkiakët në ikje të PD-së do të ndjekin të njëjtin skenar duke mos i liruar zyrat. Siç ai u shpreh, demokratët po përgatiten për zgjedhje më 13 tetor, dhe vetëm nga ajo garë do t'i lirojnë zyrat, nëse kandidatët e tjerë fitojnë.

"Do ta lirojmë zyrën kur të vijë pasardhësi jonë i zgjedhur sipas ligjit. Kur të ketë zgjedhje jo votime, këto votime nuk i njohim. Ky është vendim i marrë, i bërë i ditur edhe nga opozita nga kryetari, ky është një vendim që e kemi shprehur disa herë këto janë zgjedhje farsë, nul nuk do të njihen. Do vazhdojmë të qëndrojmë në detyrën tonë. Nëse do të vijë të fitojë në zgjedhjet e tjera, ne do ta mirëpresim do t'i dorëzojmë shiritin sipas rregullave. Nuk mbaj me dhunë asnjë zyrë, por do t'i shërbejmë qytetarëve. Nuk është problemi nëse e kërkon Basha apo dikush tjetër, zgjedhjet janë nul, janë votime për partinë socialiste", u shpreh Kapllanaj.

Në zgjedhjet e 30 qershorit, Qerim Ismailaj, kandidat nga Partia Socialiste fitoi me 5692 vota përballë kandidatit nga Bindja Demokratike Rober Brahaj, i cili mori 471 vota.

Sipas Kapllanajt, nuk mundet që Mallakastrën ta drejtojë një kryebashkiak që ka marrë vetëm votat e militantëve të PS-së siç ai u shpreh.

"Kandidati ka marrë 13 % të votave, aq janë vetë anëtarë të PS-së. ai është kryetari i militantëve të PS-së në atë zonë, nuk është i qytetarëve", tha Kapllanaj, duke sjellë në vëmendjen se në 2015-ën ai ka fituar garën përballë kandidatit socialist që kishte 2080 vota më shumë sesa ka marrë më 30 qershor Qerim Ismailaj.

I pyetur nga gazetarët nëse në mbledhjen e kryebashkiakëve me Bashën është folur për një datë protestash të ardhshme, ai la të kuptohet se është diskutuar për një aksion opozitar që do të vijojë me protesta, kur u shpreh se data është caktuar, por nuk e bëri publike.

"Është diskutuar data dhe shumë shpejt do ta merrni vesh", tha Kapllanaj.

Ai po ashtu la të kuptohet se demokratët do t'i ankimojnë zgjedhjet.

"Ka persona që po merren me këtë punë", tha kryebashkiaku i Mallakastrës.

Buy Now on CodeCanyon