#rtvora

Deklarata e presidentit Meta ka vënë në lëvizje KLGJ-në dhe KED. Brenda së premtes do të hapet gara për Gjykatën e Lartë si dhe do të bëhet i ditur sistemi i pikëzimit. Ndërsa po të premten Këshilli i Emërimeve do të bëjë të ditur skemën e renditjes së kandidatëve për në Gjykatën Kushtetuese dhe në Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë.

Një ditë pas shqetësimit të Presidentit, i cili iu drejtua Këshilli i Lartë Gjyqësor për ta informuar në lidhje me vakancat për Gjykatën e Lartë, KLGJ ka lajmëruar një mbledhje ku do të hapet gara për emrat që do të duhen të konkurrojnë.

Në këtë takim do të bëhet i ditur sistemi i pikëzimit përmes së cilit do të filtrohen të gjithë gjyqtarët që do të shprehin interesin.

Aktualisht Gjykata e Lartë funksionon vetëm me 2 anëtarë nga 9 që duhet të ketë.

Madje qëndrimi në detyrë e kryetarit Xhezair Zaganjorit është apeluar në KPA.

Edhe anëtari tjetër Ardian Dvorani është me mandate të përfunduar, por do të qëndrojë në detyrë deri në zëvendësim.

Në këto kushte shqyrtimi i çështjeve është bllokuar, ndërsa numri i dosjeve ka shkuar në 32 muaj.

9 muaj nga krijimi Këshilli i Lartë Gjyqësor ka marrë vetëm vendime për komandimin e gjyqtarëve ne proceset që kanë vështirësi në gjykime.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/presidenti-meta-ve-ne-levizje-klgj-dhe-ked

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz