#rtvora

Një person rreth të 50-tave është vrarë në mesditë në qytetin e Kavajës pas një konflikti mes disa të rinjve, për gërvishtjen e makinave.

Nga të shtënat mbetën të plagosur edhe tre persona që ndodheshin në lokal, të cilët nuk kishin lidhje me autorët.

Viktima u vra me qese me bukë në dorë

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 12:30 në lagjen numër 2, ku viktima Ramazan Hasanlliu u qëllua nga plumbat teksa po kthehej në banesën e tij me një qese me bukë në dorë.

Dëshmitarët, por edhe policia thanë se viktima nuk ishte i përfshirë në konflikt, pasi ka qenë kalimtar në vendin e ngjarjes.

Në komunikatë policia sqaroi se autorët e vrasjes janë shtetasit Marjus Alia, tashmë i arrestuar në gjendje të plagosur në spital dhe Denis Alia në kërkim, të dy vëllezër mes tyre.

Si ndodhi vrasja?

Ata kanë qenë në një automjet në momentin kur janë përplasur me shtetasin Rustem Dedej, Elio dhe Erald Hykaj, të cilët ndodheshin në makinën tjetër. Plumbat e armës së Marjus Aliajt kanë goditur 50-vjeçarin, ndërsa të shtënat e palës tjetër kanë plagosur shtetasin Arben Hajdini, Sali Mekja dhe Rustem Berberi, të cilët ndodheshin në një lokal.

Pas njoftimit në vendin e përplasjes me armë kanë mbërritur efektivët e policisë, të cilët kanë nisur hetimet.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/vrasje-me-arme-zjarri-ne-kavaj

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz