Me 81 vota Kuvendi i Shqipërisë miratoi në seancën e sotme plenare, shkarkimin pas dy mandatesh si anëtar i Autoritetet të Medias Audio-Vizive, Zylyftar Bregun, njëherazi pedagog në Fakultetin e Gazetarisë dhe Shkencave të Komunikimit.

Kuvendi votoi projektvendimin ?Për lirimin nga detyra të anëtarit të Autoritetit të Mediave Audiovizive, Zylyftar Bregu?, ku u miratua me 81 vota pro, 1 kundër dhe 12 abstenim.

Ishte kreu i AMA, Gentian Sala i cili në nëntor të 2018-ës i ka kërkuar Kuvendit të shkarkojë Bregun me akuzën se ka vepruar në kundërshtim me ushtrimin e mandatit dhe në kundërshtim me ligjin organik të AMA-s, duke lidhur kontratë qiraje me 2 korrik 2015 me Ministrinë e Bujqësisë për 4.2 hektarë në fshatin Picar, Vorë, me një afat përdorimi 99 vjet.

Në një reagim që ka bërë në rrjetin social Facebook, Zylyftar Bregu thotë se ky vendim është i lidhur ngushtë me një tjetër vendim të qeverisë, atë të miratimit të paketës anti-shpifje. Bregu hedh akuza, se tashmë AMA është nën urdhrat e mazhorancës për të rënduar sa më shumë pozitën e gazetarëve që preken nga kjo paketë në lidhje me kontrollin mbi informacionin në platformat elektronike, portalet.

"Tanimë që lufta politike po synon territore të reja, AMA është një nga institucionet e fundit që kishte mbetur jashtë kontrollit të rilindjes!", shkruan Bregu teksa paralajmëron se do të ndjekë rrugën gjyqësore për të fituar të drejtën e tij.