Maliq-Finalizohet me sukses operacioni i koduar ?Zereci?, i ndjekur me metoda speciale të hetimit, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, trafikimit të të miturve dhe armëmbajtjes pa leje. Parandalohet trafikimi i një shtetaseje të mitur në drejtim të Greqisë me qëllim shfrytëzimi për prostitucion. Goditet edhe një tentativë e kultivimit të bimëve narkotike.<br /><br />Arrestohen në flagrancë 7 shtetas, ndër ta pjesëtari i një organizate kriminale, me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dënuar më parë në Greqi. Shpallet në kërkim edhe një shtetas tjetër.<br /><br />Sekuestrohen armë zjarri dhe të ftohta, municione luftarake, granata dore, vlera monetare (lekë, dollarë euro), bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa, një armë zjarri, një armë e ftohtë, granata dore.
