#rtvora

Një iniciativë e deputetit Spartak Braho ka shkaktuar reagimin e deputetit të Ballit Kombëtar, Artur Roshi, i cili ka kërkuar tërheqjen nga nisma. Sipas propozimit, amendimi për ligjin e institutit të studimeve të krimeve të komunizmit, e kufizon studimin jo që nga krijimi i Partisë Komuniste, por me marrjen e pushtetit.

Artur Roshi: Në një inisiativë të z.Spartak Braho mbështetur nga 9 deputetë të tjerë të Partisë Socialiste kërkon,të amendojë Ligjin për Institutin e Studimeve të Krimeve të Komunizmit ,në lidhje me ndryshimin e periudhës së studimit të tij.

Amendamenti thotë: Periudha e Studimit të Komunizmit të ndryshojë, jo që nga krijimi i Partisë Komuniste 8 Nëntor 1941 deri në vitin 1990,por që nga 29.Nëntori 1944 deri 1990.

Thelbi i arsyetimit të këtij Amendamenti sipas z.Braho dhe deputetëve propozues,është se ? Programi i Partisë Komuniste në programin e saj të shpallur nuk shtronte kryerjen e revolucionit socialist,diktaturën e proletariatit,...apo luftën e klasave .Ajo shtronte çlirimin e vendit dhe ndërtimin e një rendi demokratik në Shqipëri ...?

Kjo nisme duhet të shuhet atje ku filloi, në mëndjen e z.Braho.

Unë mendoj se parlamenti shqiptar i 2018 nuk duhet të ulet në logjikën e interesit te partisë komuniste të 1941,ku rreth se ciles ka dyshime se eshte formuar jo nga shqiptarë,por nga Miladin Popoviçët.

Ne nuk duhet te biemi ne nivele mendimi te tilla ? se Komunizmi si ideologji ishte e mirë, por u zbatua keq.?

Filozofia marksiste ka në themel të saj,goditjen e besimit fetar,goditjen e pronës, goditjen e familjes, goditjen e moralit shoqëror, goditjen e vlerave, etj , Të gjitha këto nëpërmjet dhunës dhe intrigës malinjë,qe injekton ne mendjet njerezore.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/krimet-e-komunizmit-deputetit-roshi-kunder-propozimit-te-brahos-amendimet
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz