TIRANE-Këshilli i Lartë Gjyqësor ka hapur garën për katër anëtarët jo gjyqtarë për Gjykatën e Lartë. Në mbledhjen e sotme do miratohet akt-rregullorja për përcaktimin e pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve jo-gjyqtarë, që garojnë për Gjykatën e Lartë. KLGj-ja për herë të parë hapi seancën për mediat që nga krijimi dhe kjo pas sulmeve që Presidenti Meta bëri ndaj këtij institucioni, raporton gazetari Arsen Rusta.

"Do të përcaktojmë rregullat për anëtaret jo gjyqtarë të cilët do t'ia propozojmë Presidentit për gjyqtarë të Lartë. Nga kjo 1/5 nga juristët me përvojë me 15 vite eksperiencë që nuk kanë pasur funksione politike 10 vitet e fundit" tha kryetarja Naureda Llagami.

"Ky projekt akt për mënyrën e renditjes së kandidatëve jo gjyqtarë për gjykatën e lartë është nga më të rëndësishmit dhe ka impaktin e zbatimit të kësaj reforme. Jemi koshient se si janë emëruar më parë në këto gjykata" tha anëtari Dritan Hallunaj.

Ndërsa Medi Bici, anëtar i KLGJ-së, ish-gjyqtar i gjykatës së Lartë "kemi futur risi pikëzimim sipas rezultateve të vlerësimit për cdo garues. Ligji aktual për gjykatën e lartë nuk përcakton kush i ndan kolegjet sikur më parë e ka pasur detyrë kryetari gjykatës. Kjo mund të krijojë vështirësi në të ardhmen kush do i ndaj kolegjet" tha ai.

Gjatë mbledhjes ka pasur një debat edhe për njohuritë për gjuhën e huaj të kandidatëve. Brunilda Kadi u shpreh se 'Nuk mundet që një gjyqtar i gjykatës së Lartë të kualifikohet vetëm me kriterin e gjuhës së huaj'. Por relatori Ilir Toska u përgjigj duke sqaruar se bëhet fjalë 'për ata që të kanë pasur studime jashtë vendit'.