Surprise Me!

RTV Ora - Muzikë LIVE dhe disko, policia masa për sezonin veror Respektoni oraret!

2019-07-05 0 Dailymotion

#rtvora

Pas denoncimeve të qytetarëve për zhurmat dhe muzikën deri në orët e vona në disa prej lokaleve dhe diskove, policia e shtetit kërkon që gjatë sezonit të verës të respektojnë oraret me qëllim mos shqetësimin e pushuesve.

Kjo kërkesë është bërë nga drejtori i Departamentit për Sigurinë Publike në Policinë e Shtetit, Gjovalin Loka, ku sipas tij oraret që duhet të respektohen nga bizneset janë deri në orën 23:00 gjatë javës dhe orën 24:00 deri në fundjavë.

Gjovalin Loka: Nisur nga disa ankesa të ardhura në adresë të Policisë së Shtetit gjatë muajt Qershor 2019, për prishje të qetësisë së pushueseve si pasojë e muzikës së lartë që gjenerojnë lokale të ndryshme, jo vetëm në zonën bregdetare, por edhe në zona të tjera urbane, si dhe në zbatim të porosive të lëna në takimin e fundit nga Kryeministri i vendit dhe Ministri i Brendshëm, me drejtuesit qendrorë dhe vendorë të Policisë, për reagim të menjëhershëm të Policisë së Shtetit lidhur me këtë, Policia e Shtetit ju bën thirrje të gjitha subjekteve që ushtrojë biznes disko, lokale nate, apo me muzikë "LIVE", që të respektojnë në mënyrë rigoroze kufizimet e orareve dhe të ndotjes akustike në mjedis sipas përcaktimeve të bëra në aktet ligjorë që janë ora 23:00 në ditët e javës dhe ora 24:00 në fundjavë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/muzik-live-dhe-disko-policia-masa-sezonin-veror-respektoni-oraret

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Buy Now on CodeCanyon