#rtvora
Situata politike ka ndikuar negativisht për turizmin në qytetin e Vlorës. Shqetësimi vjen nga dhoma e tregtisë, ku kreu i saj Arben Breshan thotë se janë anuluar rreth 20% të prenotimeve në hoteleve.

20 % e turistëve të huaj kanë anuluar prenotimet në qytetin e Vlorës. Kreu i Dhomës së Tregtisë Arben Breshani thotë se kjo situatë ka ardhur si pasojë e gjendjes politike të acaruar të muajve të fundit.

Breshani: Problemet politike që ka kaluar vendi ka dhënë një ndikim sidomos tek agjencitë, sepse shumë nga agjencitë kanë tërhequr turistët e tyre. Disa nga partnerët tanë që janë sot në Greqi thonë mund ta shtyjmë për nga tetor-nëntori takimet që kemi tani në korrik, pasi gjendja në Shqipëri nuk është e mirë.

Sipas Breshanit, anulimi i prenotimeve nuk ka efekt negativ vetëm për këtë vit por edhe për vitet e ardhshme

Breshani: Ajo që ne e mendojmë ka të bëjë me vitin tjetër. Sivjet të gjitha agjencitë shikojnë situatën politike.

Breshani thotë se investimet e bëra e kanë vendosur Vlorën në krye të turizmit, por për të vijuar e tillë duhet një situatë politike e qëndrueshme.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/shqetesimi-anulimet-e-prenotimeve-breshani-vjen-nga-situata-politike

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz