24 varka me vela kane garuar duke u nisur nga porti i Vlorës në Orikum. Për herë të parë në Shqipëri do të hapet shkolla e velave për të edukuar brezat e rinj, që ta duan dhe t?i shërbejnë detit.

?Kjo është pjesë e atraksionit turistik, por më shumë se kaq sot do të fillojë për herë të parë shkolla e velave për fëmijët, për të edukuar një brez i cili do të jetojë me detin. Për ne si ministri strategjia e re e ekonomisë së detit do të jetë një nga prioritetet e punës sonë dhe le ta fillojmë këtu në Vlorë, në qytetin më portual të vendit dhe që ka një jetë kaq shumë të lidhur me detin?, tha Ministri Blendi Klosi.

?Risia e të ofruarit brezit të ardhshëm kursin e varkave me vela, duke ju mundësuar fëmijëve të përzgjedhur nga faqja e Bashkisë Vlorë, 9-12 vjeç kursin e varkave me vela dhe fillimin e një dashurie dhe raporti me detin duke mundësuar me tepër kapacitete turistike në Vlorën e se ardhmes?, tha Kryebashkiaku Leli.

Për të nxitur këtë iniciativë të re, sipas ministrit duhet të kemi politika të reja fiskale përsa i përket afrimit të porteve dhe marinave shqiptare për investime dhe po ashtu për shfrytëzim nga barkat e ndryshme.

Tv Klan