Surprise Me!

Të moshuarit në Himarë për Report TV: Grabitësit u hoqën si policë, na qëlluan me çelës 'papagall'

2019-07-07 0 Dailymotion

Çifti i të moshuarve që u dhunuan dhe u grabitën në Vuno të Himarës para dy netësh, Kolo dhe Efigjini Proto 85 dhe 80-vjeç kanë folur ekskluzivisht për Report Tv, duke treguar për gazetarin Armand Xhelili ngjarjen.<br /><br />"U hoqën si policë dhe na qëlluan me hekur në kokë dhe na lidhën me çarçaf. Më vodhën 800 euro dhe lekë shqiptare. Qëndruan në banesë rreth 2 orë e 30 minuta. U thashë merr ç'ke për të marrë, ç'ke me mua, jam në shtëpinë time, por nuk më linin që të luaja nga vendi.<br /><br />Na nevrikosi keq, thash ta qëlloj. Na lidhën, tentuam që t'u hiqnim maskën, por s'ua hoqëm dot dhe na qëlluan me çelës anglez në kokë. Shyqyr që iku djali e nuk ishte këtu dhe shpëtoi" thanë ata, ndërsa duken shenjat dhunës në fytyrën e të moshuarve.

Buy Now on CodeCanyon