Surprise Me!

RTV Ora - 1 ditë para protestës, ja masat e marra nga policia

2019-07-07 2 Dailymotion

#rtvora

Masat nga organet ligjzbatuese janë marrë pranë institucioneve si kryeministria, ministria e brendshme dhe parlamenti. Pranë kryeministrisë janë vendosur prozhektorë të rinj, që mundësojnë ndriçimin e vendqëndrimit të efektivëve të policisë. Në kuadër të masave gjithashtu janë pastruar kamerat e sigurisë, për të bërë të mundur dokumentimin e protestës së opozitës. Masa tjera pritet të merren nga policia dhe garda në vijim, ku do vendoset gardhi metalik dhe ndryshohet dera aktuale e kryeministrisë, me një dere tjetër me fletë metalike.

Pranë ministrisë së brendshme, disa orë para proteste gjithashtu është vendosur gardhi metalik, pranë të cilit 2 orë para nisjes së tubimit do të vendosën efektivët e policisë. Të njëjtat masa janë marrë dhe para parlamentit, kjo për shkak të seancës plenare dhe të protestës së opozitës.

Këtë të diele është vendosur gardhi metalik, ndërsa në dispozicion të policisë dhe gardës së republikës do të vihet dhe infrastruktura e investuar herë të tjera. Do të shfrytëzohen kamerat e sigurisë, teli me gjemba, prozhektorët e vendosur në hyrje të parlamentit, dhe në gardhin rrethues të godinës qeveritare.

Në protestën e të hënës policia pritet të angazhojë 1300-1500 punonjës policie, ndërsa do angazhohen forcat e rendit, të ndërhyrjes së shpejtë, repartit shqiponja dhe punonjës të gardës.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/1-dite-para-protestes-ja-masat-e-marra-nga-policia

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Buy Now on CodeCanyon