Deputeti i opozitës së re, Lefter Maliqi, duke akuzuar mazhorancën nga foltorja e parlamentit për shkarkimin e presidenit Meta ka bërë një gafë të rëndë. ?Në krye të komisionit hetimor, është Ulsiu që po hetohet nga BILDI-i?, tha ai mes të tjerash. Teleshikuesit duhet të jenë çuditur me këtë deklaratë, sepse BILD-i është një gazetë gjermane dhe nuk është as gjykatë as prokurori. Përmes gazetarit Peter Tiede, gazeta ka publikuar përgjimet për fushatën elektorale 2017, por vetëm kaq.<br /><br />Ajo nuk ka asnjë tagër të hetojë apo të gjykojë dikë, aq më pak duke qënë një media e huaj. Mesa duket, deputetët duhet të kenë kujdes për çfarë thonë sepse, në fund të fundit, janë përfaqësuesit e popullit.