Moti i keq i cili ka përfshirë vendin mbrëmjen e djeshme ka sjellë dëme materiale në Shkodër dhe Lezhë. Në Shëngjin era e fortë ka rrëzuar shtyllat e energjisë elektrike të cilat kanë rënë mbi automjetet e parkuara pranë tyre.<br /><br />Kjo gjithashtu ka sjellë probleme në furnizimin me energji elektrike në zonën përreth. Nga erat e forta janë thyer edhe xhamat e disa banesave.Ndërsa në Shkodër dëmet kanë qenë kryesisht në kulturat bujqësore.<br /><br />Situata më problematike është paraqitur në Velipojë ku ashtu si në Shëngjin shtyllat e rrëzuara nga era e fortë kanë shkaktuar dëme mbi automjetet.