Surprise Me!

Report TV - Çako: Faktkeqësitë jo vetëm nga natyra, duhen ndërgjegjësuar njerëzit

2019-07-10 0 Dailymotion

Drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako deklaroi gjatë fjalës së tij se ligji i ri për mbrojtjen civile ka për qëllim jo vetëm mbrojtjen nga dëmet natyrore por edhe ndëgjegjësimin e faktorit 'njeri' përballë situatave të tilla.<br /><br />"Prej krijimit të njerëzimit dhe deri më sot, pasojat më të mëdha kanë qenë nga përballja me fatkeqësitë natyrore. Por na duhet të theksojmë se edhe faktori 'njeri' është gjithashtu i rëndësishëm dhe ka ndikimin në ndodhjen e katastrofave natyrore. Kemi pasur situata të ndryshme nga faktkeqësitë natyrore por edhe nga ndërhyrja pa kriter e njeriut. Bazuar në gjendjen aktuale është prezantuar projekt-ligji për mbrojtjen civile. i përbën në vetvete një kontribut të ekspertëve në këtë fushë. Theksojmë faktin se ky projektligj është hartuar në asistencë e ngushtë të partnerëve italianë. Këto politika do të gjejnë zbatim në nivel qendror dhe vendor. Një theks i veçantë i është dhënë ndërgjegjësimit të popullsisë. Nuk duhet të zhvendosim përgjegjësitë. Janë përcaktuar detyrimet për një angazhim të tërthortë të të gjithë shoqërisë. Një theks i veçantë i është dhënë vullnetarizmit", tha Çako.

Buy Now on CodeCanyon