Surprise Me!

RTV Ora - Luftoi për ISIS, arrestohet në Tiranë 34 vjeçari rus i kërkuar për terrorizëm

2019-07-12 1 Dailymotion

#rtvora

Drejtoria e Antiterrorit në policinë e shtetit ka arrestuar në Tiranë një 34-vjeçar rus i kërkuar për ?Pjesëmarrje në organizatë terroriste?.

Kapja e tij u bë pas një pune disamujore. I arrestuari është shtetasi R. M., lindur dhe banues në Norilsk të Rusisë.

Shtetasi rus mësohet se kishte ardhur si emigrant i paligjshëm në Shqipëri dhe ishte shpallur në kërkim nga Interpol Moska, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Nadterechni, republika Çeçene / Rusi, me vendim penal të datës 08.04.2015, ka lëshuar urdhër - arrestin për këtë shtetas, për veprën penale ?Pjesëmarrja në organizatë terroriste?, parashikuar nga Kodi Penal rus.

Në Qershor të vitit 2013 ky shtetas është larguar nga Rusia për në Siri, ku i është bashkuar një grupimi ilegal të armatosur, të ashtuquajturit ?Shteti Islamik? (ISIS), duke qenë pjesëmarrës aktiv në luftime kundër forcave qeveritare në Siri.

Materialet e para hetimore të kryera për këtë ngjarje, i janë referuar Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, për veprën penale ?Pjesëmarrja në veprime luftarake në një shtet të huaj?.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/luftoi-isis-arrestohet-ne-tirane-34-vjecari-rus-i-kerkuar-terrorizem

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Buy Now on CodeCanyon