Një gomë ka shpërthyer në tunelin e Kalimashit. Një situatë e pazakontë e filmuar nga një qytetar që ka dërguar videon në Shqiptarja.com.

Një gomë e shkëputur nga makina, është rrotulluar në njërën anë të rrugës brenda tunelit, kur papritur në një moment, ka shpërthyer.

Momenti i këtij shpërthimi për arsye të panjohura është filmuar nga një qytetar i Kosovës teksa ai udhëtonte drejt bregdetit.

Udhëtari ka shpëtuar për mrekulli pasi goma ka shpërthyer shumë pranë makinës së tij teksa ai filmonte. Për më shumë shikoni videon.