Surprise Me!

RTV Ora - Mbyllen intervistat për SPAK, Mara flet për "339", Prençi për dosjen Tahiri

2019-07-13 2 Dailymotion

#rtvora

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka përmbyllur fazën e intervistimit të prokurorëve që kandidojnë për tu emëruar në SPAK, strukturën e re që do të hetojë zyrtarët e lartë. Mes katër emrave të fundit ishin prokurorët që kanë hetuar Saimir Tahirin, vrasjen e bankierit Artan Santo, vjedhjen e thesarit të Bankës së Shqipërisë apo grupin Habilaj në Vlorë. Prokurorët thanë në KLP se ishin kërcënuar por presionet nuk i kishin ndikuar në punën e tyre.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka përmbyllur fazën e intervistimit të prokurorëve kandidatë për emërim në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion që do hetojë zyrtarët e lartë.

Plot 22 prokurorë u pyetën përgjatë disa ditëve radhazi nga komisioni i KLP-së në prani të ekspertëve të huaj.

Kandidatëve iu drejtuan pyetje për dosjet që kanë hetuar, por edhe vizionin që ata kanë për SPAK-un.

Kandidatët e fundit që u intervistuan të premten nga KLP ishin prokurorët Vladimir Mara, Dritan Prençi, Ndini Tavani e Maksim Sota, të cilët kanë hetuar dosjet "339", atë të Saimir Tahirit, por edhe grupe të trafikut të drogës dhe ish-ministra.

Prokurori i Krimeve të Rënda, Vladimir Mara, u pyet për dosjen "339? me 74 persona në hetim, goditjen e grupit të Tepelenës dhe sekuestrim e një sasie të madhe narkotikësh heroine në Kosovë.

Në lidhje me aksionin e vitit 2016 ku u sekuestruan 4 ton drogë në Vlorë, Mara tha se është akuzuar mediatikisht për filmimin e aksionit të policisë edhe pse nuk ka qenë fare prezent.

Prokurori, Dritan Prençi, është pyetur për dosjen "339" për të cilën ka pohuar se është kërcënuar, ndërsa ka dhënë shpjegime dhe për dosjen e ish-ministrit Saimir Tahiri.

Pyetësorit të KLP-së i është përgjigjur dhe prokurori i Tiranës Ndini Tavani, i cili ka qenë pjesë e grupit hetimor që ka ndjekur vrasjen e bankierit Artan Santo.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/prokuroret-e-dosjeve-te-nxehta-para-klp-mara-flet-339-prenci-dosjen-tahiri-kam-pasur-presion

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Buy Now on CodeCanyon