Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi u ndal edhe në çështjen e përfolur përgjatë ditëve të fundit lidhur me një pallat të cilin ajo ka në pronësi në zonën e Tiranës së Re. Kryemadhi tha se ajo nuk i trembet reformës në drejtësi pasi edhe një pallat që disponon, ia ka dhënë lejen Edi Rama.<br /><br />"Unë nuk ka frikë nga reforma në drejtësi. Mos kam bërë gjë foto me Obamën si gruaja e Bilalit. Mos i kam dhënë gjë tendera vëllait. Pse duhet të kem frikë. një pallat që kam ma kanë dhënë me firmë të Edi Ramës. Më thonin vetë njerëzit e urbanistikës atëherë më thonin mos e zbardhni lejen. Kur ka ardhur Basha në bashki ka gjetur 15 leje të tjera. ta dinin ju sa leje ka dhënë e ka hequr Edi Rama se ne jemi marrë vetëm me brekushet. Pallati është në tokën e babait tim. Tani ky edhe po të dojë të më hetojë mua për këtë i bie të hetojë veten e tij", tha Kryemadhi.
