Në mbledhjen e komisionit të ligjeve ka pasur sërish përplasje mes deputetit socialit Bashkim Fino dhe kreut të këtij komisioni Ulsi Manja.

Fino ka kundërshtuar miratimin e nenit 41 i sjellë në rend dite, kërkesë e cila është shpërfillur nga anëtarët e këtij komisioni të cilët e kanë miratuar unanimisht.

Pas miratimit të këtij neni, Fino ka dalë nga salla duke braktisur mbledhjen para përfundimit të saj.

Një javë më parë mes tyre pati një tjetër përplasje, në seancën ku ishte i pranishëm edhe avokati i shtetit Artur Metani.Fino kërkoi informacione mbi çështjen e pallatit të familjarëve të kryedemokratit Lulzim Basha dhe për mënyrën se si u humb nga Avokatura e Shtetit në Strasburg. Metani iu drejtua Finos duke e quajtur ?zoti deputet?.

Pas kësaj Fino kërkoi nga Manja të ruajë rendin në seancnë pasi mban statusin e kryetarit e më pas u përfshi në debat me të duke i kërkuar të mos i drejtojë gishtin teksa flet.