Deponia më e madhe në vend, Drislla kthehet nën kompetencat e Qytetit të Shkupit. Kjo praktikisht është kthimi i zgjidhjes së vjetër prej para 8 viteve kur Qyteti i Shkupit e zgjodhi kompaninë italiane FCL Ambiente për partner privat, pas çka vijoi epopeja gjyqësore e iniciuar nga njëri prej konkurruesve, kompania gjermane Sholc. Dhe pasi kompania gjermane e fitoi rastin në gjykatë, sipas Qytetit, menjëherë i shkeli kushtet që para nënshkrimit të marrëveshjes.
