Surprise Me!

Gjykatat nuk konfirmojne kryebashkiaket e Durresit dhe Vores

2019-07-17 6 Dailymotion

Edhe pse deri tani procesi i legjitimimit në gjykatat e rretheve të kryebashkiakëve të zgjedhur në 30 Qershor kishte kaluar pa probleme, dy prej tyre këtë të mërkurë kanë vendosur ndryshe. Fillimisht Gjykata e Durrësit dhe më pas ajo e Tiranës nuk pranuan të konfirmojnë si fitues kandidatët socialistë ne Durrës dhe Vorë për arsye të ndryshme.

Gjykata e Shkallës së parë në Durrës refuzoi t?i japë mandatin kandidates socialiste, Valbona Sako. Gjyqtarja Mimoza Margjeka argumenton se rivalja e Sakos, Valbona Sakollari që garonte nën siglën e Bindjes Demokratike është regjistruar jashtë afateve ligjore.

?Partia Bindja Demokratike është regjistruar në Gjykatë më datën 25 prill 2019 pasi kishte përfunduar afati i regjistrimit të subjekteve zgjedhore në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30.06.2019.  Bazuar ne nenin 64 të Kodi Zgjedhor afati i fundit për tu regjistruar në KQZ si subjekt zgjedhor është përcaktuar data 23 prill 2019.?

Në zgjedhjet e 30 Qershorit kandidatja socialiste Valbona Sako mori 34 026 vota ndërsa kandidatja e Bindjes Demokratike, Valbona Sakollari 3 629 vota.

Ndërsa gjykata e Tiranës nuk shpalli fitues të zgjedhjeve kandidatin socialist për bashkinë e Vorës, Agim Kajmaku i cili nuk kishte rivalë. Gjyqtarja Ariana Gunbardhi vendosi t?ia kaloj këtë çështje për kompetencë gjykatës administrative të rrethit të parë Tiranë.

Shumë gjykata në vend kanë konfirmuar mandatet e të zgjedhurve vendore për bashkitë edhe pse kandidatët socialiste kanë pasur përballë rivalë të Bindjes Demokratike. Të tilla janë rastet e Korçës, Kolonjës, Mallakastrës, Kukësit e Sihaj. Gjykatat kanë konfirmuar edhe rastet kur kandidatët socialiste kanë qenë të vetëm në garë si në Elbasan, Shijak, Patos, Maliq, Has, Divjake apo Përmet.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon