Toka, dy sipërfaqe ranishte me vendndodhje Gjiri i Lalzit, 72 mijë euro në llogarinë bankare të kompanisë ?Tirana Rental Car?, automjete, një kamion tip ?Bizar? dhe 3.4 milion euro janë sekuestruar nga policia e Shtetit, si pjesë e hetimit pasuror për çështjen penale që flet për sasinë e eurove të ardhura në qershor 2018 nga Belgjika në Shqipëri. Hetimi pasuror 1-vjeçar i administruar nga dy prokurorët e Krimeve të Rënda, Ened Nakuçi dhe Doloreza Musabelliu,ka nxjerë në sipërfaqe se disa prej personave të arrestuar, familjarë të tyre disponojnë pasuri të konsiderueshme në Gjirin e Lalëzit, në Tiranë, kompani për dhënien e makinave me qëra, e sasi të konsiderueshme euro. Ky hetim pasuror ka ecur paralelisht me çështjen tjetër peale që është rregjistruar tek Krimet e Rënda për pastrim parash, dhe ?Grup si strukturuar kriminal?.<br /><br />Në këtë dosje janë nën hetim prej gati një viti personat Klevi Cani, Edi Lika, Alban Mollaymeri, Elvis Vladi dhe Alfred Vladi. Të gjithë këta persona dhe familjarët e tyre janë verifikuar me imtësi nga prokuroria për sa i përket pasurive që ata disponojnë. Në këtë hetim prokuroria ka bashkëpunuar me zyrën e përgjithshme të Hipotekave, Zyrën e Përgjithshme të ALUIZNI, zyrën e Drejtorisë së Pastrimit dhe Parandalimit të aseteve Financiare, Qendrën Kombëtare të Biznesit, Drejtorinë e Transporteve dhe Bankat e Nivelit të Dytë që veprojnë në Shqipëri. Nga informacionet që është marrë prej këtyre drejtorive dhe bankave është konfirmuar se në llogarinë e kompanisë ?Tirana Rental Car?, që disponohet nga Alfred Vladi, janë të depozituara 72 mijë euro.