LDK e VV kundër qeverisë teknike

Dy partitë opozitare, LDK-ja dhe Vetëvendosje, kanë kërkuar nga Presidenti i Kosovës që të shpallë datën e zgjedhjeve.

Kreu i LDK-së Isa Mustafa ka thënë se një qeveri teknike do të ishte fyerje për vendin.

Këto dy parti nuk janë të gatshme të jenë pjesë e ndonjë qeverie teknike.

?Presidenti Thaçi duhet të na thërrasë për të caktuar datën e zgjedhjeve, kaq. I bëj thirrje që mos të zvarrisë proceduralisht procesin drejt zgjedhjeve të lira e demokratike. Kosova sot nuk ka qeveri, Kosova duhet të bëhet me qeveri të re, mirëpo për këtë duhet të flasin qytetarët një here.?

Këto dy parti janë në koordinim të vazhdueshëm për zgjedhje të jashtëzakonshme.

Edhe Nisma Social Demokratike që është pjesë e koalicionit qeverisës ka bërë thirrje për zgjedhje të jashtëzakonshme.

Analisti Ramush Tahiri, thotë se Presidenti i ka 10 ditë për të gjetur një emër konsensual për kryeministër megjithatë sipas tij zgjedhjet e jashtëzakonshme janë e vetmja zgjidhje.

Sipas tij koalicioni PAN nuk i ka numrat për të zëvendësuar kryeministrin.

Ndërkohë KQZ-ja është shprehur e gatshme për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme kurdo që të mbahen ato.

Tv Klan