Surprise Me!

RTV Ora – Basha në Lezhë: Drejtësia, tërësisht e privatizuar nga Edi Rama

2019-07-22 0 Dailymotion

#rtvora
Në takimin me demokratët e Lezhës, kreu i opozitës identifikoi Edi Ramën si problemin më të madh për ekonominë, papunësinë dhe shkatërrimin e drejtësisë. Basha iu referua vendimit të Gjykatës së Durrësit, duke e cilësuar skandal ndërsa tha se me kërkesën e dyshes Rama-Dako ndryshoi, në mënyrë të paprecedentë, vendimin e saj të mëparshëm për pavlefshmërinë e mandatit të prodhuar nga 30 Qershori.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, thotë se vendi është në një udhëkryq të rrezikshëm, krijuar sipas tij nga keqqeverisja dhe kapja e institucioneve.

Në një takim me demokratët e Lezhës, Basha ka theksuar se drejtësia është privatizuar, duke e cilësuar të pa precedent vendimin e gjykatës së Durrësit, për mandatin e Valbona Sakos.

Basha: ?Kjo tregon se drejtësia është tërësisht e privatizuar nga Edi Rama. 3 vjet pas miratimit të reformës në drejtësi, drejtësia është tërësisht e kapur nga Rama. Kjo është arsyeja pse drejtësia nuk funksionon?

30 qershori tha Basha, vetëm ka përforcuar dhe konfirmuar si të drejta shqetësimet dhe rrugëdaljet nga kriza që Partia Demokratike ka parashtruar.

Basha: ?Një qeveri tranzitore pa Edi Ramën, çuarjen para drejtësisë të të gjithë politikanëve dhe kriminelëve, të faktuar para të gjithë botës si hajdutët e zgjedhjeve, dhe zgjedhje të parakohshme?

Kryedemokrati Basha, tha se ekonomia e vendit është në kolaps, kjo sipas tij nga politikat e mbrapshta të qeverisë dhe nga koncesionet korruptive. Këtu ai përmend rrugën Milot-Balldren.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/basha-ne-lezhe-rama-eshte-kryeministri-me-hajdut-ne-historine-e-shqiperise
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Buy Now on CodeCanyon