KORÇË- Ambasadorja franceze në Shqipëri Christine Vasac ka folur nga Korça lidhur me krizën politike në vend.

"Për politikën shqiptare asnjëherë nuk themi asnjëherë, nuk mund ta fsheh të gjithë e dimë që situata është e tillë jemi në një krizë politike, nuk kam asnjë dyshim që në të gjitha anët dhe nivelet ka njerëz te arsyeshëm që janë duke kërkuar një zgjidhje.

Ju e dini mirë që nuk është një diplomat i huaj që t'i japë një zgjidhje kësaj situate,por njerëzit e këtij vendi meritojnë një zgjidhje të arsyeshme.

Edhe njëherë nuk më takon mua të prononcohem me këtë temë, ashtu sic mund ta dini para 3 ditësh ka pasur një telefonatë midis presidentit Macron me zotin Rama, kjo është diçka e mirë, pozitive, unë nuk mund të them diçka me detaje sepse nuk isha gjatë kësaj bisede por e vlerësoj. Ju duhet ta dini dhe vetë populli shqiptar duhet të jetë i qartë nëse është gati për Bashkim Europian.

Politika është gjithashtu,te gjithë njerëzit, ju po më drejtoni pyetjen mbi qëndrimin e Holandës dhe Gjermanisë nuk di tu them por edhe me Francën nuk di tu them diçka,por nuk është diçka e mbyllur.

Nuk ka diçka të mbyllur sepse ka ende kohë deri ne muajin tetor dhe mund të ndodhin shumë gjëra deri në tetor.

Në lidhje me këtë do doja t'u drejtoheshit fjalimit në Serbi të Macron, aty ka gjëra të rëndësishme që kanë për të ndryshuar.

Ju e dini por edhe unë po e përsëris, Shqipëria ashtu si dhe vendet e tjera në rajon kanë vendin e tyre në Bashkimin Europian.

Ashtu si Fenixi ne rilindim nga hiri dhe në lidhje me shqiperine, Shqipëria nuk është duke u djegur", u shpreh Vasac.