Anëtari i KQZ-së Denar Biba gjatë shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 30 qershorit deklaroi se në këtë ditë shqiptarët vendosën mes pazareve dhe kushtetutës.<br /><br />"Shqipëria zgjodhi mes kushtetutës dhe pazareve. Kushtetuta iu mbivendos pazareve të vogla. Në këto zgjedhje ndoshta më shumë se asnjëherë tjetër edhe personalisht kam ndjerë mbështetjen e partnerëve perëndimorë që e mbështetën Shqipërisë në këtë rrugëtim ku kryesorja është ndërtimi i shtetit", tha Biba.