TIRANË- Me katër vota pro dhe një kundër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli sot rezultatin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Pas këtij momenti, të gjithë kandidatët e zgjedhur në 30 qershor, brenda datës 10 gusht, do të kenë mundësi të marrin zyrtarisht mandatin duke u betuar para këshillave.<br /><br />Ka qenë Klement Zguri i cili ka votuar kundër duke thënë se vota në KQZ duhet të krijonte një standard ligjor dhe jo të njëanshëm.<br /><br />Ndërsa anëtari Denar Biba tha se më 30 qershor shqiptarët vendosën mes pazareve dhe kushtetutës.
