Surprise Me!

Morën me qira në BE 'Benz'-in e 'Audi'-n dhe e shitën në Shqipër, arestohen dy persona të huaj

2019-07-27 0 Dailymotion

SHKODËR-Një kongolez dhe një afgan janë arrestuar në kuadër të operacionit 'Prodhimi i fundit' pasi akuzohen se merrnin makina të prodhimit të viteve të fundit në vende të ndryshme të BE-së dhe pasi i fusnin në Shqipëri i shisin. Operacioni u finalizua nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Interpol Tirana. Të arrestuarit janë; M. A. 25 vjeç, lindur në Afganistan dhe L. M. 28 vjeç, lindur në Kongo, të dy banues në Angli.<br /><br />Nga hetimet ka rezultuar se dy të rinjtë me anë të mashtrimit merrnin me qira makina luksoze prodhim i fundit në kompani të ndryshme në Angli, Belgjikë dhe Gjermani dhe pasi hynin me dokumentacion të rregullt nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Hani i Hotit dhe më pas mjetet i shisnin në Shqipëri. Nga hetimet u dokumentuan me prova ligjore dy prej shumë rasteve, konkretisht për një automjet 'AUDI' dhe një automjet 'Benz' prodhim i 2019-tës. Më datë 18.07.2019 në pikën e Hanit të Hotit afgani ka hyrë dhe trafikuar automjetin tip Audi të marrë në Gjermani, të cilin e ka shitur në Shqipëri.<br /><br />Po më datë 24.07.2019, janë paraqitur për të hyrë në territorin shqiptar sërish afgani duke drejtuar mjetin tip Mercedez-Benz, vit prodhimi i 2019-tës, i shoqëruar nga kongolezi pasagjer. Makina është bllokuar në cilësinë e provës materiale. Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së paligjshme të kryer nga këta dy persona. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Shkodër, për veprat penale ?Trafikimi i mjeteve motorrike? dhe ?Mashtrimi".

Buy Now on CodeCanyon