GJIROKASTËR- Gazetari i Report tv Piro Nase bashkë me grupin e xhirimit është sulmuar ditën e sotme nga familjarët e Kostandin Kacifas i cili u vra nëntë muaj më parë në Bularat në Gjirokastrës nga forcat RENEA pas një shkëmbimi zjarri.

Grupi i xhirimit të Report tv ka shkuar në ceremominë e 9-mujorit që zhvillohet ditën e sotme për të përkujtuar Kacifas por është sulmuar nga familjarët e tij. Gazetari Piro Nase raporton se nëna e Kacifas e ka sulmuar duke i thyer edhe stativin duke thënë se Rama i ka vrarë djalin.

Pas këtij incidenti grupi i xhirimit të Report tv është tërhequr.

Ngjarja e ndodhur vitin e shkuar, shënoi tensione diplomatike mes dy vendeve. Ceremonia mortore u shoqërua me incidente në nëntor të 2018, ndërsa Shqipëria shpalli "non grata" 52 ekstremistë grekë.