#rtvora
E diela në plazh ka rezultuar fatale për dy persona. Një 33 vjeçar ka humbur jetën në Gjirin e Lalëzit pasi është rrëzuar nga motori i ujit me të cilin po bënte xhirro. Shtetasi me iniciale B.M banues në Tiranë është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Ndërkohë po në Durrës rreth së njëjtës orë në 13:40 minuta një 50 vjeçare pasi është futur në det ka shfaqur probleme shëndetësore.

Shtetasja me iniciale N.T është nxjerrë në breg të detit nga pushuesit e tjerë dhe më pas është transportuar në spital, por gjatë rrugës ka ndërruar jetë.

Paraprakisht dyshohet se 50 vjeçarja me banim në Tiranë vuante nga problemet kardiake.

Edhe më herët problemet e zemrës u kanë marrë jetën disa personave që kane qënë duke pushuar në plazh. Mjekët rekomandojnë që mosha e tretë por jo vetëm duhet të evitojë orët e pikut dhe qëndrimin e gjatë në diell.

Ndërkaq Policia Kufitare dhe FNSH nga Shkodra dhe Kosova në grykëderdhjen e Vilunit në lagunën e Rrjollit të cilët rrezikuan mbytjen.

Po në të njëjtin vend u dha ndihma dhe 9 shtetasve Çekë të cilet kishin ngelur të izoluar dhe në momentin që donin të kalonin grykëderdhjen e Vilunit, jeta e tyre u vu në rrezik.

Policia e Shtetit, ju bën thirrje të gjithë pushuesve të tregojnë kujdes maksimal pasi deti aktualisht është i trazuar dhe me dallgë të mëdha.

Policia sygjeron pushuesit dhe turistët që të shmangin lëvizjet me mjete lundrimi, si motorr uji apo varka deri në qetësimin e detit.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/rrezohet-nga-motori-i-ujit-mbytet-33-vjecari-nga-tirana
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz