Të gjithë e mbani mënd që kërpudha para Kryeministrisë, u dëmtua nga protestat e Partisë Demokratike. Nga Salzburgu kreu i qeverisë njoftoi se ajo do të rikthehet sërish në oborrin e kryeministrisë kësaj herë 25% më e lartë se ajo e kaluara, por pas këtij vendimi i ardhur si propozim nga vetë autori i saj, Carsten Höller, ka një mesazh të fshehtë pas.<br /><br />"Kemi një shfaqje shumë të bukur të punëve të tij, kishim një dhuratë nga Philippe Parreno në hyrje të Kryeministrisë, që ngjalli shumë diskutim. Ende. Miqtë e mi në opozitë duan ta thyejnë, por deri tani ka mbijetuar. Por kërpudha e ? që ishte në kopësht nuk i mbijetoi sulmit të protestuesve, sepse e thyen. E thyen dhe ishte e trishtë, por ishte edhe e vështirë t?i shpjegoje ? që nuk ishte një protestë estetike, ishte politike. Ishte kundër meje, jo kundër kërpudhës. Nuk më kapën dot mua dhe kapën kërpudhën. Kërpudha u thye. Isha shumë i lumtur kur ? më mori në telefon pas një muaji dhe më tha ?kam një ide fantastike?. Sepse i thashë ?duhet ta bëjmë prap. Do e bëjmë prap, por duhet ta ngremë 25% më lart, që kushdo që e prek ta dijë se do kthehet më e lartë. Kjo do i pengojë njerëzit që ta prishin kërpudhën, por nëse ia dalin, kërpudha do rritet. Më duket shumë e bukur, të mbijetosh me rritje e të reagosh duke u rikthyer, mezi pres kërpudhën që do jetë më e madhe tani, gjë që mund të nxisë protesta të tjera, por pastaj do e zmadhojmë më shumë, sepse jeta vazhdon?, përfundoi Rama.<br /><br />Një mesazh që duket se i drejtohet opozitës, që do të thotë se ato protesta, nuk e rrëzojnë atë, por e bëjnë më të fortë për të vazhduar përpara? Kjo mbetet për t'u parë...