#rtvora
Lulzim Caka i njohur me nofkën "I tmerrshmi i Beratit është liruar 4 muaj e 22 ditë përpara shlyerjes së plotë të dënimit. Ai ishte dënuar me 25 vite burg për kryerjen e disa veprave penale.

Ky është konkluzioni i hetimit të përbashkët nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje (SHKBB) dhe stafi i Ministrisë së Drejtësisë.

Për këtë janë arrestuar në flagrancë drejtori i IEVP-Lushnjë, Judmir Shurdhi dhe kartelisti pranë këtij institucioni, Llazar Mino.

Ministrja e Drejtësisë deklaroi se mbrëmjen e 29 korrikut ishte vënë në dijeni me dyshimin e lirimit para kohe nga IEVP Lushnjë, të të dënuarit Lulzim Caka dhe kishte urdhëruar verifikimin dhe hetimin e çëshjtes.

Nga hetimet rezulton se Caka eshte liruar me herët për shkak të përllogaritjes në mënyrë të gabuar nga ana e kartelistit të IEVP Lushnjë dhe lëshimit të urdhërit të lirimit nga Drejtori i IEVP Lushnjë u shpreh ministrja e Drejtesise në një dalje për median paraditen e sotme (30 korrik)

Etilda Gjonaj: "Menjëherë sapo kam marrë dijeni, kam urdhëruar verifikimin dhe hetimin e çështjes me grup të përbashkët hetimi nga Drejtoria e përgjithshme e burgjeve, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje (SHKBB) dhe stafi i Ministrisë së Drejtësisë. Grupi i hetimit, gjatë orëve të natës ka kryer veprimet hetimore dhe proceduriale, në administrimin e provave, pyetjen e stafit administrativ, drejtorin e IEVP Lushnjë, kartelistin pranë këtij institucioni, shqyrtimin e dokumentacionit në IEVP Lushnjë dhe dosjes penale të të dënuarit Lulzim Caka. Në përfundim të këtyre hetimeve, ka rezultuar se shtetasi Lulzim Caka është liruar nga IEVP-Lushnjë 4 muaj e 22 ditë përpara shlyerjes së plotë të dënimit, për shkak të përllogaritjes në mënyrë të gabuar nga ana e kartelistit të IEVP Lushnjë dhe lëshimit të urdhërit të lirimit në mënyrë të kundraligjshme nga Drejtori i IEVP Lushnjë.

Arrestimet - Në orët e para të mëngjesit Shërbimi i kontrollit të brendshëm të burgjeve kreu arrestimin në flagrancë të:

1. Judmir Shurdhi me detyrë Drejtor i IEVP-Lushnjë, për veprën penale të ?Shpërdorimit të detyrës?.

2. Llazar Mino, me detyrë kartelist pranë IEVP Lushnjë.

Ata akuzohen se kanë konsumuar elementë të veprës penale të ?Shpërdorimit të Detyrës? parashikuar nga Neni 248 i Kodit Penal dhe ?Falsifikim të dokumenteve? parashikuar nga neni 186 /3 i Kodit Penal. Materialet i janë referuar menjëherë Prokurorisë së Rrethit gjyqësor Elbasan. Gjithashtu është urdhëruar shkarkimi i menjëhershëm i dy punonjësve të përfshirë në këtë ngjarje.

Kerkohet revokimi i lirimit

Ministrja Gjonaj deklaron se ka kërkuar revokimin e lirimit të Lulzim Cakes dhe shpalljen në kërkim të tij si dhe verifikimin e te gjitha dosjeve te lirimit te te denuarve.

Etilda Gjonaj: Nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve është njoftuar menjëherë Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe Policia e Shtetit për revokimin e lirimit të të dënuarit Lulzim Caka dhe shpalljen e tij në kërki...