#rtvora

LSI e konsideron 13 tetorin, datën e dekretuar nga presidenti për zgjedhjet lokale, si hapin e parë të zgjidhjes së krizës.

Në këtë kontekst, nënkryetari Petrit Vasili kërkoi nga të gjitha partitë politike që të mos shmangen nga ky detyrim kushtetues. Ndërsa i bëri thirrje KQZ-së që të hapë procedurat për regjistrim.

Petrit Vasili: "Kjo ditë do të duhet të shërbejë si momenti i daljes nga kriza dhe ndaj kësaj date nuk mund të ketë asnjë shmangie nga askush dhe asnjë parti apo institucion. I bëj thirrje nga sot në mënyrë të qartë publike dhe të fortë KQZ-së të shpallë hapjen e procedurave për zgjedhjet e 30 qershorit."

Vasili shprehu domosdoshmërinë e uljes në dialog si një prej instrumenteve kryesore të daljes nga kriza.

Petrit Vasili: "Çdo tavolinë dialogu nuk është asgjë, nuk është asnjë sakrificë por është një detyrim. Çdo instrument që na çon tek kjo zgjidhje e shpejtë dhe efikase është pikërisht ajo që duan dhe presin shqiptarët."

Duke u ndalur tek vendimi i Gjykatës së Durrësit që dha dy vendime të ndryshme për dhënien e mandatit kryebashkiakut të ri, Vasili tha se kjo është drejtësia e Edi Ramës, teksa kritik u shpreh edhe me ndërkombëtarët që heshtin përballë kësaj situate.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/vasili-13-tetori-hapi-i-pare-zgjidhjen-e-krizes
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz