#rtvora

Ditët e para të gushtit pritet të shënojnë fluks të lartë të udhëtarëve në portet shqiptare, ndaj Policia e Shtetit ka autorizuar procedurat e përshpejtuara për të shmangur radhët. Por sipas drejtorit të Policisë kjo nuk do të behët në kurriz të masave kundër paligjshmërisë dhe sigurisë. Vëmendje e veçantë do ti kushtohet ndalimit të azilkërkuesve, ndërsa policia këshillon udhëtarët të tregojnë kujdes me policat false të sigurimit.

10 persona në kërkim janë arrestuar dhe 37 raste paligjshmërie janë goditur nga policia në Portin e Durrësit gjatë muajit korrik, kohë gjatë të cilës në vendin tonë kanë hyrë 110 mijë shtetas dhe 30 mijë të tjerë kanë dalë.

Por gushti shënon pikun e lëvizjes nga porti më i madh në vend, ndaj drejtori i Policisë së Shtetit ka autorizuar aplikimin e procedurave të përshpejtuara në ditët me fluks të lartë, por pa cenuar sigurinë.

Ardi Veliu: "Parësore kemi rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve, minimizimin në kohës së qëndrimit por kjo nuk do të thotë se ne duhet të cenojmë elementët e sigurisë për sa i përket kontrolleve."

Por veç goditjes së paligjshmërisë dhe përballimin e fluksit të udhëtarëve, porosi e veçantë për kufitarët ishte parandalimi i shqiptarëve që udhëtojnë drejt vende të BE për azil, pasi numri mbetet i lartë.

Ardi Veliu: "20 pika janë aktualisht duke u kontrolluar. Mbi bazën e analizës së riskut bëhet kontrolli në vijën e dytë të pasagjerëve dhe makinave."

Ndërsa një pjesë e madhe e turistëve që futen në Shqipëri udhëtojnë me makinat e tyre, problem po konstatohen policat false të sigurimit. Drejtori policisë tha se kontrollet janë shtuar.

Ardi Veliu: "Departamenti i policisë kriminale është duke hetuar këtë problematikë."

Në vëmendje të policisë kufitare gjatë sezonit do të jetë edhe bregdeti për tu ardhur në ndihmë pushuesve dhe për të ndëshkuar ata që shkelin rregullat e lundrimit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/fluks-udhetaresh-ne-gusht-policia-autorizon-procedura-te-pershpejtuara-ne-porte
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz