Surprise Me!

Iu refuzua viza nga SHBA/ Dako thirret për herë të dytë te Krimet e Rënda për dosjen '339'

2019-08-02 0 Dailymotion

TIRANË- Ish-kreu i Bashkisë së Durrësit është thirrur për herë të dytë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të dëshmuar lidhur me dosjen "339". Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta mëson ekskluzivisht se Dako pritet që të dëshmojë të Krimet në muajin shtator, por ende nuk ka një datë fikse. <br /><br />Ky vendim vjen pak ditë pas refuzimit të vizës nga SHBA-ja për ish-kryebashkiakun dhe familjen e tij, por edhe deklaratës së Zëvendës Ndihmës-Sekretar i Shtetit, Matthew Palmer se SHBA-ja ka dëshmi të forta për përfshirjen e tij në korrupsion.<br /><br />Për herë të parë, Dako u pyet nga dy prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Prençi më 18 maj, ku për 5 orë ish-kryebashkiaku u mor në pyetje për dyshimin se ka marrë pjesë në një rrjet për shit-blerje votash në zgjedhjet e vitit 2017

Buy Now on CodeCanyon