Surprise Me!

Report TV - Gjykata hoqi masën, AKU asgjëson 7.6 ton ushqime të skaduara që ribllokoi në Sarandë

2019-08-02 2 Dailymotion

SARANDE-Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në bashkëpunim me inspektoratin e mjedisit njofton se kanë asgjësuar pas ribllokimit sasinë rekord të 7,636 kg ushqime të skaduara. Asgjësimi i produkteve u bë në Vollodër, zonë e vënë në dispozicion nga Bashkia Sarandë.

AKU-ja e ribllokoi biznesin në Sarandë si të palicencuar dhe 7636 kg ushqime të skaduara, pasi Gjykata e zhbllokoi herën e parë. AKU ngriti dyshime mbi vendimin e gjyqtarit Elidon Papazisi pranë Administratives së Gjirokastrës dhe shpejtësinë për të hequr masën e bllokimit duke e vendosur sërish.

Vendimi i gjykatës solli reagime të shumta, mes të tjerave edhe të zv/ kryeministrit Erjon Braçe, ndërsa sot AKU-ja vendosi asgjësimin e produkteve duke e mbyllur historinë.

"Shëndeti dhe interesi i konsumatorëve nuk mund të cenohen nga papërgjegjshmëria e Operatorëve të Biznesit apo strukturave të tjera, ndaj AKU mori të gjitha masat e nevojshme që produktet e skaduara prej vitesh të asgjësoheshin, duke mos kërcënuar më asnjë konsumator, jo vetëm të Sarandës, por edhe më gjerë në vend.

Tashmë, falë bashkëpunimit të frytshëm të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit me institucionet e tjera ligjzbatuese, u bë i mundur asgjësimi i produkteve të ribllokuara ditën e djeshme në subjektin "Arben Mehmeti", duke pastruar kështu tregun nga produkte të cilat përbënin rrezik serioz për Sigurinë Ushqimore" thuhet në njoftimin e AKU-së.

Buy Now on CodeCanyon