SARANDE-Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar.<br /><br />Sipas të dhënave të para mësohet se familja kishte ndezur zjarrin, ndërsa flakët përfshinë oxhakun. Report Tv sjell pamjet nga banesa që u përfshi nga flakët.<br /><br />Të gjithë pjesëtarët e familjes dolën me shpejtësi nga banesa dhe nuk raportohet për të lënduar, ndërsa zjarrfikësja ka vendosur flakët nën kontroll.