Surprise Me!

Reshat Arbana dhe Helidon Fino pro Teatrit te ri

2019-08-04 1 Dailymotion

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të dielë në rrjetet sociale qëndrimin e aktorit Reshat Arbana, i cili shprehet pro ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar. Rama thotë se raportin me vlerat e historisë dhe respektin për mjeshtrit e skenës, Arbana nuk i sheh aspak të lidhur me muret prej tallashi të karakatinës së sotme të Teatrit Kombëtar.

Reshat Arbana: Të bëhet një teatër i mirë dhe t?i lëmë ata aktorë të ushqejnë me emocione popullin. Të shohim teatër që të ngacmojë spektatorin në zemër.

Edhe Aktori Helidon Fino e mbështet projektin për një teatër të ri duke e cilësuar totalisht të amortizuar godinën ekzistuese. Në një material të shpërndarë nga zyra e shtypit të Bashkisë së Tiranës, Fino kërkon që ky teatër të ndërtohet po aty dhe jo diku tjetër.

Helidon Fino, aktor: Kërkesa dhe kauza jonë është që Teatri Kombëtar duhet të ndërtohet i ri në territorin e vet që i takon, në sipërfaqen që i takon, në të gjithë parametrat bashkëkohor që i takojnë dhe është përgjegjësia e qeverisë që ta kryejë këtë sa më shpejt dhe jo më vonë jo vetëm për faktin që kanë kaluar mjaft vite 10/-20 vjet me këtë diskutim, por mos të kalojnë dhe 18-20 vite të tjera sepse në këto diskutime dhe mundësi të vjetra duket sikur edhe brezat do t?i vjetërojnë para kohe?.

Nga ana tjetër grupi i aktorëve protestues të mbështetur edhe nga qytetarë vijojnë të qëndrojnë në godinën e Teatrit Kombëtar për të mos lejuar shembjen e tij.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon