Surprise Me!

Report TV - Përçarje me PD? Braimllari i LSI: 13 tetori është datë e ligjshme për zgjedhjet

2019-08-05 0 Dailymotion

Pas depozitimit të kërkesës në KQZ për t'u regjistruar në zgjedhjet e 30 qershorit, Endrit Braimllari deklaroi se kërkesa është në zbatim të dekretit të presidentit. Ai akuzoi anëtarët e KQZ duke i quajtur kamikazë të Rilindjes dhe duke i paralajmëruar se do të mbajnë përgjegjësi penale. Ndërsa përjashtoi PD nga vendimmarrja duke thënë se kërkesën e ka bërë në emër të LSI-së.

"Kemi dërguar sot kërkesën për regjistrim të Lëvizjes Socialiste për Integrim në zgjedhjet e 13 Tetorit, tanimë me dekret të Presidentit të Republikës. Kjo kërkesë vjen pas kërkesës së bërë nga disa parti opozitare KQZ-së që të fillojë me procedurat megjithëse kamikazë të katër përfaqësuesve të KQZ-së vendosën që të mos merrnin pjesë në mbledhje.

Zgjedhjet janë më 13 tetor, ka një dekret të Presidentit të Republikës dhe zgjedhjet janë të detyrueshme për të gjithë. Kush nga kamikazët e rilindjes në KQZ nuk respekton dekretin e Presidentit, nuk respekton Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Shqipërisë do të mbajë përgjegjësitë e veta penale. Mesa duket këto i kanë marrë parasysh të bëhen kamikaz të Edi Ramës dhe të rilindjes dhe t?i mbajnë vetë përgjegjësitë që do të kenë në të ardhmen.

-Partia Demokratike nuk është regjistruar ende në zgjedhje, mos është kjo një përçarje?

Unë kam ardhur në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim për të regjistruar kërkesën për regjistrim të LSI-së. Ajo ç?ka është e rëndësishme është që data 13 tetor është ditë zgjedhjesh e ligjshme në vend për zgjedhjet për pushtetin lokal dhe është e respektueshme nga të gjithë.

Unë ju falenderoj shumë dhe ju uroj një ditë të mirë", u shpreh Braimllari.

Buy Now on CodeCanyon