Këta janë tre vëllezërit që u ndaluan nga policia e Tiranës për kërcënimin e me jetë të një shtetasi dhe familjes së tij. <br />Xhekson, Eugert dhe Aleks Titini të tre nga Dibra, por me banim në kryeqytet ishin denoncuar nga një banor në rrugën Jordan Misja, të cilit e kishin i kishin çuar mesazhe se do ta vrisnin bashkë me familjen nëse nuk u jepte 50 mijë Euro.<br />Pas denoncimit të bërë nga ana e të riut, identiteti i të cilit nuk dihet ende, policia në bashkëpunim dhe me Prokurorinë e Krimeve të Rënda finalizoi operacionin e koduar ?BROTHERS?. Tre vëllezërit Titini janë mbajtur nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për disa muaj, ndërsa janë arrestuar për akuzën e gjobëvënies. <br />Nga të dhënat e deritanishme rezulton se Eugert Titini është personi që kishte gjetur prenë dhe nëpërmjet vëllezërve kërkonin shumën e parave. hetuesit kanë mbajtur nën vëzhgim lëvizjet e vëllezërve ku ka rezultuar se kërcënimet janë bërë përmes telefonit, por edhe gjatë takimeve në ambiente të ndryshme. <br />Ky është rasti i dytë i gjobëvenies që ndodh në kryeqytet dy javët e fundit. Pak ditë më parë policia arrestoi 30-vjeçarin Edmond Gecaj dhe të riun Ilson Beqiraj, të cilët i kishin vendosur gjobë 12 mijë Euro një personi në Tiranë.
