Surprise Me!

RTV Ora - KED lejon Marsida Xhaferllarin të kandidojë për vendin vakant të ILD

2019-08-07 1 Dailymotion

#rtvora

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka zhbllokuar kandidimin e Marsida Xhaferllarit për funksionin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Megjithatë ky vendim nuk e shpëton procedurën nga rreziku i përsëritjes pasi ligji kërkon që në garë të jetën të paktën pesë kandidatë. KED ka njoftuar se mbledhja e radhës do të mbahet më 7 gusht për vakancat e shpallura nga presidenti në gjykatën Kushtetuese.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka vendosur lejimin e kandidimit të Marsida Xhaferllarit, për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë të shpallur nga Presidenti i Republikës, në 4 mars të këtij viti.

Javën e kaluar Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vendosi të lejojë kandidimin e Eris Hysit për Inspektor i Lartë i Drejtësisë dhe të ndalojë kandidimin e Klodian Rados për këtë post.

Në kushtet kur në garë kanë mbetur vetëm dy kandidatë duket se gara do të ripërsëritet pasi sipas ligjit, numri i pretendentëve duhet të jetë të paktën pesë. Kjo çështje është vendosur në pikën e dytë të rendit të ditës për mbledhjen që KED do të mbajë në datën 7 gusht kur do të bëhet edhe shpallja e fillimit të procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, të shpallur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Nga ana tjetër KED ka njoftuar se do të zhvillojë një tjetër mbledhje në datën 7 gusht me rend dite shpalljen e fillimit të procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve në vendet vakante të shpallura nga Presidenti i Republikës dhe Kuvendi për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.

Një tjetër pikë në rendin e ditës për mbledhjen e 7 gushtit është edhe përcaktimi i kalendarit të intervistave me kandidatët e lejuar për kandidim në vendet vakante të shpallura nga Presidenti i Republikës dhe Kuvendi për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese dhe për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë të shpallur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/marsida-xhaferllarit-i-lejohet-kandidimi-vendin-vakant-te-ild

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Buy Now on CodeCanyon