Ditën e sotme është betuar kryetari i Bashkisë së Finiqit, Kristaq Kiço, si dhe është konstituuar edhe Këshilli Bashkiak. Mësohet se Kiço ka mbajtur fjalimin e tij të parë si kryebashkiak në gjuhën greke, e ndërsa është përkthyer në shqip nga një përkthyes.<br /><br />Ndërkohë, kryetar i Këshillit Bashkiak është zgjedhur Ziso Nasho, me votim të hapur si kandidatura e vetme.<br /><br />Kryetari i bashkisë ka shkuar në zyrë ndërsa ish-kryetari Leonidha Hristo nuk ishte paraqitur sot. Në zyrën e kryetari të bashkisë është mbajtur edhe një ceremoni fetare për bekimin e kryetarit të ri.
