Një person ka humbur jetën pasi është përplasur nga një kamion në aksin Korçë - Drenovë. Viktima po lëvizte me biçikletë në momentin kur është përplasur nga kamioni, ku më pas është dërguar me urgjencë në spital por nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra.<br /><br />Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e plotë të saj ndërsa kamioni është ndalur buzë rrugës menjëherë pas aksidentit.