#rtvora
Kamza është nga bashkitë e fundit të rëndësishme që opozita i dorëzon socialistëve. Kryebashkiaku në detyrë Xhelal Mziu nuk ka pranuar të dorëzojë detyrën duke mos njohur votimet e 30 qershorit. Ndaj 41 anëtarët e këshillit bashkiak janë betuar në Shkollën ?Ibrahim Rugova?.

Drejtimi i ceremonisë është bërë prej Prefektes Suzana Jahollari, e cila është paditur prej PD.

Rakip Suli ka premtuar se do të angazhohet në zhvillimin e qytetit.

Suli: Nga sot përgjegjësia për të drejtuar, administruar dhe përfaqësuar qytetarët e Kamzës dhe Paskuqanit përkthehet në peshë të madhe përgjegjësie, vullneti dhe përkushtimi.

Para bashkisë së Kamzës u mblodhen dhjetëra mbështetës të Mziut, ndërsa nënkryetari i bashkisë nënvvizoi se votimet e 30 qershorit janë të paligjshme.

?Ne në referencë të dekretit të presidentit të Republikës, siç e dini 30 qershori ishte nul, kishte një anulim të datës së zgjedhjeve për shkak të shmangies së një konflikti civil të qytetarëve. Ju shikoni sot një mbështetje të qytetarëve që kanë ardhur dhe janë jashtëzakonisht të revoltuar, pasi përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve sepse e drejta për të zgjedhur dhe për t'u zgjedhur u është mohuar në datën 30 qershor nga ky revansh i kësaj qeverie.?

Vetëm pas orës 16 kur dhe mbaroi orari i punës anëtarët e rinj të këshillit bashkiak kanë mundur që të futen në ndërtesë duke hapur me forcë derën pas së cilës ishte vendosur edhe një tavolinë.

Teksa u ul Suli u kujdes të ndryshonte dhe karrigen ku ulej Xhelal Mziu.

Edhe një herë ai u kujdes të premtonte ndryshimin.

Suli: Unë nuk do merrem me ngjyrat, por me hallet dhe problemet që i shqetësojnë nga mëngjesi në darkë qytetarët.

Në këtë ditë të parë të Sulit në zyrën e Mziut nuk kanë munguar edhe incidentet me foton e presidentit.

Në facebook, Xhelal Mziu e cilësuar grabitje dhe thyerje të institucionit veprimin e të majtëve.

Në këshillin bashkiak të Kamzës do të jenë 40 anëtarë të koalicionit të PS dhe një do të jetë i Bindjes Demokratike.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/rakipi-suli-drejt-kamzes-te-marre-bashkine-krah-tij-taulant-balla
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz