SHKODËR-Kryebashkiakja në ikje në qytetin e Shkodrës, Voltana Ademi ka zbuluar hapin e radhës që do të ndjekë, në një kohë kur refuzon që të lërë Bashkinë dhe të marrë detyrën Valdin Pjetri, dalë fitues nga 30 qershori.

Në një reagim të gjatë për mediat, Ademi njofton se Shoqata e Bashkive të drejtuara prej saj do të vërtetojë se të gjithë këshillat bashkiake, sikurse edhe kryetarët e bashkive, janë të zgjedhur në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën referuar Kushtetutës, ndonëse nuk ka dhënë asgjë konkrete procedurat që do të ndjekë.

Ademi ka listuar të gjitha shkeljet e ligjit, siç ajo i cilëson që janë bërë që me zhvillimin e procesit zgjedhor, vendimeve të KQZ dhe më pas të Kolegjit Zgjedhor. Ajo shkruan se Kolegji Zgjedhor, kurrsesi nuk mund të marrë vendime në vend të KQZ, por detyra e saj e vetme është që të shqyrtojë nëse ato janë të drejta ose të gabuara. Marrja prej Kolegjit e vendimeve që i takojnë KQZ, thekson Ademi, përveç se nuk përputhet me parimet themelore kushtetuese, por këto vendime i kufizojnë subjekteve të drejtën e ankimit në gjykatë dhe të drejtën për t?u dëgjuar nga një gjykatë e pavarur, pasi ndaj vendimeve të Kolegjit nuk parashikohet ankim.

Këshilli Bashkiak i Shkodrës do të konstituohet në 21 gusht, por pavarësisht kësaj ajo ka deklaruar se nuk do ta lëshojë zyrën. Shkodra është "karta" e fundit e PD-së, ku pritet për të parë nëse rotacioni në këtë bashki do të shoqërohet me tensione, apo do të dorëzohet si ndodhi në Kukës dhe së fundmi edhe në Kamëz.